Google ADS

Familjari i dy viktimave nga aksidenti në Dragash është jashtë rrezikut për jetë

23:31 | 3 Qershor 2024
E.G

Kryetari i komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, e ka vizituar sonte në spital Vloran Krasniqin, familjarin e dy viktimave në aksidentin në rrugën Dragash-Zhur.

Me anë të një postimi në Facebook,  Xheladini tha se Krasniqi është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Arbresh.info.

“Gjendja e tij shëndetësore ishte stabile”, tha Dragashi./Arbresh.info/

Ndryshe, në aksident mes dy automjeteve që ka ndodhur në rrugën Dragash-Zhur, ku si pasojë kanë vdekur dy persona, një grua e moshës 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar.

Policia njoftoi se në aksidentin e rëndë u përfshinë një kamion dhe një automjet i udhëtarëve.

LEXO EDHE:

Vdes një grua dhe një fëmijë 3-vjeçar në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Të ngjashme