Miqësore e ëmbël me fitore, Shqipëria nis me “këmbë të mbarë” para Euro 2024

21:57 | 3 Qershor 2024
KRG

Kombëtarja e Shqipërisë shënoj  fitore në ndeshjen miqësore ndaj Lihteshtajnit me rezultat 3-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 31-të, ku autor i ishte Armando Broja, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat 1-0 për kombëtaren KuqeZi.

Në minutën e 47-të, Jashir Asani lëshoj bombën në goditjen e lirë, duke e bërë rezultat në 2-0.

Mirëpo ky rezultat nuk e ngopi Shqipërinë, pasiqë ne minutën e 67-të, Ernest Muci shënoi golin e tretë të ndeshjes.

Kombëtarja e Shqipërisë, mbylli ndeshje me fitore bindëse me rezultat 3-0 dhe duke e filluar me këmbë të mbarë ndeshjet miqësore para Kampionatit Evropian “Euro 2024” që do të fillojë më 14 qershor.

Ndërsa Shqipëria  më 15 qershor do të përballet me Italinë. /Arbresh.info

Të ngjashme