Ndërlidhja dhe investimet e përbashkëta mes bizneseve të diasporës në Zvicër dhe atyre në Kosovë, investimet e reja dhe rritja e bashkëpunimit për mbështetjen e bizneseve në Kosovë ishin temat kyç të takimit që zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, bashkë me shefen e kabinetit, Triera Kasumi, dhe zyrtarë të Ministrisë patën me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas ministrisë, Gashi shpalosi para delegacionit mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investime dhe angazhimin e MPJD-së për t’i krijuar dhe për t’i fuqizuar urat e bashkëpunimit mes bizneseve nga Kosova dhe atyre nga diaspora, shkruan Arbresh.info.
Më tej, zëvend theksoi se Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, në vazhdimësi, angazhohet për ndërlidhjen e bizneseve nga diaspora me ato nga Kosova, me qëllim të rritjes së investimeve në Kosovë, por edhe të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të reja biznesore.
Nga ana tjetër, zëvendëskryetari i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, Butrint Ajredini, pasi falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ofrimin e bashkëpunimit, vuri në pah misionin e Odës që përmes projekteve konkrete t’i fuqizojë lidhjet me Kosovën, t’i rritë investimet dhe, po ashtu, t’i fuqizojë bizneset e Kosovës në tregun ndërkombëtar./Arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë