Casemiro pritet të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere.
Futbollisti brazilian e pati një eksperiencë të zbehtë në “Old Trafford”, ku nuk arriti të linte gjurmë në një ekip që e pati një sezon dëshpërues.
E tash, ish-futbollisti i Real Madridit po mendon të lëvizë dhe ofertat në adresë të tij nuk po mungojnë.
Sipas “Caughtoffside”, interesim për mesfushorin shkatërrues kanë shfaqur edhe klubet nga Arabia Saudite, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Al Nassr po e përgatit një ofertë prej 90-100 milionë eurosh, në mënyrë që ta bëjë të vetin Casemiron në këtë verë.
Ai është objektivi kryesor i klubit saudit dhe thuhet se edhe vetë lojtari është i interesuar ta bëjë këtë lëvizje, ku do t’i bashkohej shokut të tij, Cristiano Ronaldo, me të cilin kishte luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Casemiro ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2026, por mund të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” qysh tash.
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama