Google ADS

Familja e Tefik Mustafës në pritje të vendimit nga gjykata në Beograd

15:03 | 3 Qershor 2024
E.H

Tefik Mustafa, i cili është arrestuar të shtunën nga autoritetet serbe në Merdarë me akuzën për “Krime lufte” në Kosovë, është në pritje të vendimit nga gjykata në Beograd.

Djali i tij, Qamil Mustafa për Arbresh.info ka bërë të ditur se gjykata ka kërkuar nga organet kompetente që deri në orën 17:00 të mblidhen dëshmitë me të cilat babi i tij akuzohet.

Sipas informacioneve që Mustafa ka, nëse nuk mblidhen dëshmitë deri në orën 17:00, kur edhe do të mbahet seanca gjyqësore, ka mundësi që babi i tij të lirohet./Arbresh.info

Lexo edhe:

EKSLUZIVE/ Flet për Arbresh.info djali i kosovarit të arrestuar në Merdarë: Babi im nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës

Mustafa akuzon “Fuli Tours” për moskorrektësi: Babi nuk e kishte biletën për në Serbi, nuk më njoftuan për arrestimin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme