Për herë të parë po mbahet Forumi Ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, i cili po zhvillohet në Stamboll.
Ky forum mbledh bashkë biznese nga Kosova dhe Turqia, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe zgjerimit të mundësive për investime, njofton ZKM transmeton Arbresh.info.
Fillimit të ngjarjes i parapriu një takim bilateral mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Tregtisë të Turqisë, Ömer Bolat.
Në fjalën e tij në hapje të Forumit, kryeministri shprehu mirënjohjen për marrëdhëniet e thella ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke nënvizuar dhe rolin që do ketë ky forum në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
“Lidhjet tona janë vendosur në një trajektore gjithnjë e në rritje të bashkëpunimit ekonomik, me investimet turke të gatshme për të luajtur një rol jetik në zhvillimin e Kosovës. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë tregtinë, mbrojtjen, teknologjinë dhe industrinë e lehtë. Këtu me ne sot janë dhjetëra kompani të suksesshme nga Kosova, si dhe përfaqësues të Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Shoqatës së Përpunimit të Drurit në Kosovë dhe Shoqatës së Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve, duke demonstruar potencialin dhe perspektivat investuese që ofron Kosova për investitorët turq”, tha kryeministri.
Më tej, ai trajtoi dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi në tri vitet e fundit, e ku në vijim u fokusua në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe zhvillimin proaktiv të tre grupeve të sektorit privat, agrikulturë, industritë dhe sektori i teknologjisë.
“Kosova krenohet me ekonominë demokratike, të sigurt, të qëndrueshme dhe me treg të hapur, të mbështetur nga partneritetet me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe shumë vende të tjera anembanë botës. E njohur për përparimet e saj në sundimin e ligjit, të drejtat politike, liritë civile dhe demokracinë zgjedhore, Kosova është njohur si vendi më demokratik në Ballkan. Prandaj, Kosova paraqet një destinacion ideal për bizneset turke që kërkojnë të rindërtojnë njësitë e tyre prodhuese në një vend të orientuar kah vlerave demokratike dhe stabilitetit ekonomik”, përfundoi Kurti.
Pas fjalës së kryeministrit, forumi vijoi me dy panele të diskutimit.
Njëri mbi mundësitë e investimeve në infrastrukturë, ku si panelistë ishin zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ndërkaq, paneli i dytë, i përbërë nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministri i Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mentor Arifaj./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...