Opozita në vend, e sheh si shpërfaqje të dallimeve që gjithmonë kanë ekzistuar, përplasjen ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë, pasi këta të fundit nuk e kontaktuan fare Osmanin kur dërguan letrën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.
Sipas tyre, këto dallime tregojnë që ka probleme serioze të funksionimit të shtetit.
Dallimet ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë, opozita i sheh si shpërfaqje të dallimeve që këto institucione kanë ndërmjet vete.
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një prononcim për Radio Kosovën ka thënë se për të janë të habitshme dallimet ndërmjet presidentes dhe ministrisë së Jashtme, pasi siç thotë ai, kompetencat e politikës së Jashtme bien të Presidenca. Ndërkaq, Haziri ka thënë se mosdakordimi institucional, tregon që shteti ka probleme serioze.
“Ka qenë obligim që Kuvendi dhe Qeveria të koordinohen, në mënyrë që letra e zotimeve që presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri e kanë bërë të jetë një letër më e fuqishme si garanci, si siguri që kanë për t’i zbatuar obligimet, por ndodhi e kundërta. Kjo tregon qartë se ka probleme serioze në kuptim të funksionimit të shtetit dhe shumica prej tyre e kanë Republikën e Kosovës të përkohshme, fatkeqësisht”, ka deklaruar Haziri.
Sipas deputetes së Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj, deri më tani presidentja ka qenë e heshtur edhe përballë gabimeve që sipas saj, i ka bërë kryeministri Albin Kurdi, ndërkaq, ka thënë se reagimet e saj të fundit janë të befasishme.
“Edhe pse kryeministri Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme, është deshtë presidentja që t’i evidentojë ato të bëma të kryeministrit, por megjithatë ka qëndruar e heshtur dhe tani befasisht po del që po e kundërshton. Do të thotë u shpërfaqen dallimet ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë”, ka deklaruar Kadrijaj.
Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur të deklarohet për këtë çështje.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...