Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ka çmuar raportin me këtë shet mik, teksa ka shpalosur të arriturat ekonomike të vendit.
Kryeministri Kurti ka theksuar se marrëdhëniet mes dy kombeve kanë rrënjët në respekt të thellë dhe vazhdojnë edhe më tej të krijojnë mundësi të bashkëpunimit.
“Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke treguar marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve. Ky është një testament i angazhimit të Turqisë”, ka thënë Kurti.
Ai ka përmendur rritjen e dyfishtë të investimeve ekonomike, faktin që Kosova ka borxhin publik më të ulët dhe e ka cilësuar vendin të pozicionuar në “zemër të Ballkanit si udhëkryq mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”.
“Ka dhjetëra kompani në Turqi që janë nga Kosova. Duke qenë pjesë e asociacioneve dhe bashkëpunimeve të ndryshme që edhe Kosova ju ofron investitorëve turq”, ka deklaruar ai.
Në fjalimin e tij Kurti ka përmendur Sami Frashërin, shkrimtarin e njohur shqiptar i cili zhvilloi veprimtarinë e tij në Turqi, duke e marrë si referencë për formimin e një klubi futbollistik.
Ministri i Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, ka theksuar se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojnë gjatë. Bolat ka thënë se raportet tregtare mes dy vendeve do të rriten, dhe shpreson se do të arrihet në vlerën 1 miliard euro.
“Përparimi tregtar mes Kosovës dhe Turqisë ka vazhduar të kontribuoj për dy vendet. Prandaj Turqia e njeh sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës do të thotë stabilitet i Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai./rtk
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...