Jasir Asani ishte padyshim një nga heronjtë e Shqipërisë në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Sulmuesi anësor, që erdhi në kombëtare si “zbulim” i Sylvinhos, shpërtheu në këtë kampanjë duke realizuar tre gola spektakolar dhe shumë të rëndësishëm në rrugën drejt Gjermanisë, shkruan Arbresh.info.
Në emisionin “Rruga drejt Euro 2024” të përgatitur nga SuperSport, shkupjani rrëfen emocionet e ndeshjes së parë, asaj ndaj Polonisë në Varshavë.
“Ishte një emocion shumë i madh, pasi vija për herë të parë në kombëtare dhe nuk kam fjetur fare për dy ditë. Edhe kur dolëm në nxehje kisha shumë vështirësi, pasi ishte emocion shumë i madh. Të gjithë ishim të kënaqur pasi kishim bërë një ndeshje shumë të mirë. Por në të njëjtën kohë ishim të mërzitur, pasi nuk e meritonim të humbnim”, tha Asani për ndeshjen e parë me Shqipërinë në Varshavë.
Golin e parë shkupjani me fanellën kuqezi e shënoi tre muaj pas debutimit ndaj Moldavisë.
“Ndaj Moldavisë ishte edhe më e vështirë. I gjithë stadiumi na mbështesnin dhe nuk mundesha të bëja nxehje, pasi më dridheshin këmbët nga emocioni. 20-25 minutat e para isha në ajër. Atë gol nuk do ta harroj kurrë, sepse falë tij morëm rrugën drejt kualifikimit në Europian”, deklaroi Asani.
Sulmuesi është ftuar në Euro 2024 dhe do të kërkojë të vazhdoj të shënoj gola tjerë të bukur ashtu sikurse në kampanjën kualifikues.
Kujtojmë që Shqipëria është në grupin B në Euro së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Ndeshjen e parë kombëtarja kuqezi e luan ndaj Italisë me 15 qershor në ora 21:00./Arbresh.info/
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...