Google ADS

Euro barazohet me lekun/ BSH: Në një vit ka humbur 13 pikë

21:16 | 2 Qershor 2024
D.H

Euro është dobësuar  me ritme të forta  kundrejt lekut. Për dy muaj me radhë monedha europiane ka qëndruar në kufijtë e 100 lekëve.

Ky është një nivel gati 13 pikë më i ulët nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë gjatë muajve prill maj euro është këmbyer me 112 -113 lekë .Në dy ditët e para të qershorit është vënë re një tendencë e lehte forcimi i euros duke prekur nivelin e 101 lekëve.

Por përsëri mbetet rreth  8 pikë më e ulët krahasuar me një vit më parë. Në ditët e para të qershorit 2023 euro këmbehej me rreth 109 lekë. Ndërkohë që agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në një kohë që ende nuk ka nisur sezoni turistik veror.

Numri  turistëve në vend ka njohur një rritje me gati 40%  në muajt e parë të këtij viti krahasuar kjo me një vit më parë. Duke iu referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, ndikimi kryesor në këtë ecuri vjen nga zgjerimi i shpejtë i turizmit, investimeve të huaja direkte që rezultojnë  10.6% më të larta se një vit më parë si dhe paratë e dërguara nga emigrantët të cilat u përllogaritën  14% më të larta se një vit më parë.

Forcimi i monedhës vendase kundrejt euros që prej fillimit të vitit të kaluar, konsiderohet nga Banka e Shqipërisë si një normalitet i ri.

Në raportin e fundit të politikës monetare Banka e Shqipërisë thekson ky mbiçmim është në linjë me sjelljen sezonale të kursit, por mbiçmimi i vërejtur gjatë katër muajve të parë të këtij viti ishte më i ulët se ai i regjistruar në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. /abcnews.al

KURSI I KEMBIMIT

PRILL-MAJ  2023     112-113  LEKE

PRILL-MAJ  2024      100-101 LEKE

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme