Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës, bën thirrje për forcim të partneritetit

20:41 | 2 Qershor 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Italinë me rastin e Ditës së Republikës.

Përmes një postimi në “X”, Osmani uroi presidentin, miqtë dhe aleatët në Itali, shkruan Arbresh.info.

Ajo bëri thirrje për vazhdim forcimi të partneritetit mes dy shteteve.

“Gëzuar Ditën e Republikës Presidentit Mattarella, kryeministres Meloni dhe miqve dhe aleatëve tanë në Itali! Le të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të gjatë, avancuar në vlerat tona të përbashkëta evropiane”, shkroi Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme