Humb jetën një person, plagosen dhjetëra të tjerë pas të shtënave me armë zjarri në Ohio

20:23 | 2 Qershor 2024
D.H

Të shtënat me armë zjarri në Ohio, të SHBA-së, i kanë marrë jetën një 27-vjeçari dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Departamentit të Policisë Akron raportoi se autoritetet kanë marrë një njoftim për të shtëna me armë, pak pas mesnate.

“Oficerët u dërguan menjëherë dhe u përgjigjën në zone. Menjëherë pas mbërritjes së atyre thirrjeve, qendra e thirrjeve mori njoftime nga spitalet lokale se shumë persona po vinin në departamentet e urgjencës me plagë nga armë zjarri”, deklaruan ata.

Të paktën 26 persona mbetën të plagosur, ndërkohë që po marrin trajtime nëpër spitalet në afërsi të zonës.

Një armë dhe “disa dhjetëra gëzhoja” u gjetën nga vendi i të shtënave, tha policia.

Nuk ka asnjë të dyshuar në paraburgim për momentin dhe motivi i të shtënave nuk është i qartë menjëherë./topchanel

 

Të ngjashme