Prishtina e Re nuk arriti të inkuadrohet në Superligën e Kosovës në futboll, pasi u mposht 1-0 nga Feronikeli në ndeshjen e barazhit.
Një ditë pas ndeshjes drejtor I këtij klubi, Sami Boroci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, paralajmëroi një rikthim të fuqishëm të skuadrës nga kryeqyteti, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht tha se humbja ndaj Niklit dhemb por se skuadra e tij tani ka fituar eksperiencë nga sezoni që lamë pas.
“Natyrisht një humbje e tillë dhemb, por ky është futbolli! Kemi mësu shumë nga kjo eksperiencë, e ky sezonë”, ka shkruar Boroci.
Ai tutje shkruajti se edhe përkundër humbjes, Prishtina e Re nuk do të ndalet dhe premtoi se kjo skuadër shumë shpejtë dp të jetë një klub elitar.
“Jam shumë krenar e i lumtur me të gjithë stafin, futbollistët, bashkëpunëtorët e tifozët tanë. Ky klub ka një super projekt, andaj Prishtinën e Re do t’a keni shpejtë klub elitar. Do të vazhdojmë edhe më të fortë, të pastër e me dinjitet!”, ka shkruar ndër të tjera Sami Boroci.
Teksa ky është postimi i plotë i tij:
E kthimi në futboll ishte krejt rastësor, e këtë herë për të ideuar e themeluar një klub të ri, natyrisht bashkë me kolegë e bashkëpunëtor.
Gjatë rrugëtimit tonë, për këtë kohë të shkurtër kemi përjetu shumë emocione, kemi ndërtu raporte ndër njerëzore e profesionale me shumë miq e kolegë!
KF Prishtina e Re pa asnjë dyshim është super sukses storje, për të cilën ndihem shumë krenar.
Jam shumë i lumtur me secilin vendim të marrë në klub, me futbollistët, stafin, bashkëpunëtorët e me pronarin e klubit i cili na e besoi menaxhimin dhe nuk u kursye asnjëherë për të përmbushur gjithçka që patem nevojë.
Në vitin debutues në Ligën e Parë, bëm një super sezonë, ku me pak më tepër fat dhe ’futboll në fusha’ do të ishim kampionë.
Fituam barazhin e Ligës së Parë, i cili na dhuroi një ndeshje spektakolare, të pa parë deri më tani, ndërsa dje u ndëshkuam në frymën e fundit edhe pse dominuam ndeshjen.
Natyrisht një humbje e tillë dhemb, por ky është futbolli! Kemi mësu shumë nga kjo eksperiencë, e ky sezonë.
Jam shumë krenar e i lumtur me të gjithë stafin, futbollistët, bashkëpunëtorët e tifozët tanë.
Ky klub ka një super projekt, andaj Prishtinën e Re do t’a keni shpejtë klub elitar.
Do të vazhdojmë edhe më të fortë, të pastër e me dinjitet!
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...