Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë (IHMK) ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm dhe me temperatura dy shifrore në të dy vlerat ekstreme.
Po ashtu, parashihen riga shiu në sasi të ulëta, shkruan Arbresh.info.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (3-7 qershor 2024)
E hënë-Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës në disa zona parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E martë –Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit ,parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.
E merkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-3m/s.
E enjte-Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile./Arbresh.info/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...