Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar fushatës në luftën kundër diskriminimit, duke e konsideruar diskriminimin dhe bulizmin, si një plagë që dëmton të ardhmen e qytetarëve.
“Sot nisemi në një udhëtim të përbashkët, i cili kërkon përkushtim dhe solidaritet. Diskriminimi dhe bulizmi nuk janë thjesht fjalë, janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen e atyre që i përjetojnë. Ndaj, në këtë rrugëtim, qëndrojmë të bashkuar për t’i thënë JO diskriminimit dhe bulizmit, për të mbrojtur të drejtat e çdo individi dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë”, ka deklaruar Osmani.
Presidentja këtë qëndrim e shfaqi drejtpërdrejt në rrjetin e saj facebbbok, ndërsa u plasa në tri gjuhë.
“Kjo nismë është një thirrje për veprim, një thirrje për çdo individ, shkollë, biznes dhe institucion të bashkohen me ne në këtë luftë të drejtë. Me këtë kampanjë, ne premtojmë të qëndrojmë krah për krah me çdo viktimë, të ngremë zërin për të drejtat e tyre dhe të krijojmë një ambient ku secili ndihet i pranuar dhe i respektuar”, thotë ajo.
Sipas presidentes Osmani, ne duhet të jemi modeli që duam të shohim në botë, duke treguar se respekti dhe dhembshuria janë më të fuqishme se urrejtja dhe paragjykimi “#StopDiskriminimit”, shkruan ajo.
Kujtojmë se kësaj fushate i janë bashkuar edhe përfaqësues të Bashkimit Evropianë e ata të shoqërisë civile që merren me luftën kundër diskriminimit./rtk/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok