Real Madridi mbrëmë ka arritur të triumfoj në finalen të Champions League ndaj Dortmundit me rezultat 2-0.
Ky ishte trofeu i 15-të për mbretërit e Evropës që tani më janë të paarritshëm në këtë kompeticion, shkruan Arbresh.info.
Reali ka një seri të mirë finaleve në Champions ku i ka nëntë me radhë të fituara.
Gjashtë prej këtyre trofeve madrilenët i kanë fituar në 10 vitet e fundit.
Këtë seri e nisi në vitin 1998 me Juventusin, vazhdoi në 2000-tën me Valencian, pastaj në vitin 2002 kundër Leverkusenit.
Teksa deri më 2014, mbretërit nuk ishin kualifikuar në finale kur mposhtën Atletico Madridin.
Dy vite më vonë nisi epoka e sundimit tre vjeçar të Realit në Champions në kyre me Zinedine Zidane.
Në finalen e 2016, madrilenët mposhtën sërish Atletico Madridin, kurse një vit më vonë “viktima e radhës” ishte Juventusi.
Kurse në vitin 2018 e mbylli këtë dominim duke mposhtur Liverpoolin.
Reali mungoi katër vite në finale për t’u rikthyer në vitin 2022 për të mposhtur “The Reds” sërish.
Teksa finalen e nëntë me radhë e fitoi mbrëmë ndaj Dortmundin.
Skuadra e Los Blancos finalen e fundit e ka humbur në vitin 1981 kur është mposhtur nga pikërisht skuadra e Liverpoolit./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’