Shembet ndërtesa në Stamboll, një i vdekur e tetë të lënduar

15:27 | 2 Qershor 2024
E.H

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar si pasoj e shembjes së një ndërtese apartamentesh në Stamboll të Turqisë,

Kjo shembje ringjalli frikën për qëndrueshmërinë e ndërtesave në këtë qytet, i cili njihet për tërmete, shkruan AP.

Imazhet televizive treguan zjarrfikësit që zhvendosnin rrënojat me dorë nga ndërtesa pesëkatëshe e rrafshuar në Kuçukçekmece, në anën evropiane të qytetit.

Shtatë persona u nxorën fillimisht nga rrënojat, duke përfshirë dy të cilët u lënduan rëndë, tha guvernatori i Stambollit Davut Gul ndërsa vizitoi vendin e ngjarjes.

Ai tha se struktura 36-vjeçare u shemb në orën 8:40 të mëngjesit.

Shkaku nuk ishte i qartë, por nuk kishte asnjë shenjë shpërthimi apo aktiviteti sizmik.

Si banesa përdoreshin vetëm dy katet e fundit, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës ishte e zënë nga bizneset.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme