Qemal Mustafa, djali i të arrestuarit nga autoritetet serbe në Merdarë, Tefik Mustafa ka bërë të ditur se babi i tij kishte tërhequr biletën për të udhëtuar në Sllovenia përmes vendeve të tjera fqinjë, e jo nga Serbia.
Në një prononcim për Arbresh.info. Mustafa tha se kjo nuk është hera e parë që babi i tij udhëton për në perëndim përmes Serbisë, dhe asnjëherë më parë nuk i është paraqitur ndonjë problem.
Lexo edhe:
Ai ka akuzuar agjensionin e udhëtimeve “Fuli Tours” për moskorrektësi pasi që sipas tij, biletën babi i tij e ka tërhequr për të udhëtuar për në Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci e në Slloveni.
“Biletën e autobusit e ka nxjerr për Slloveni, se ka punu atje një kohë edhe tash që është në pension, ka shku me i nxjerr do letra. Na e dimë që ai e ka nxjerr biletën për me udhëtu ka bregdeti për në Mal të Zi. Kur është nis në ora 3:00 në ora 4:00 ka thirr tha që është në Merdarë”, tha Mustafa.
Po ashtu, lajmin për arrestimin e babit të tij nuk e ka marr nga personat përgjegjës të autobusit me të cilin po udhëtonte, por nga babi i tij pas disa orësh.
“Shoferi i autobusit nuk i ka dhënë askujt llogari për arrestimin e babit derisa na ka thirr babi prej burgut”, shtoi Mustafa.
Mes tjerash, Mustafa tha se ka kontaktuar me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme prej të cilave ka marr përkrahje.
Kujtojmë se, Tefik Mustafa është arrestuar të shtunën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë me arsyetimin e ka kryer ‘krime lufte’ në Kosovë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...