Tre persona të maskuar kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën nën kërcënimin e thikës në një pompë të derivateve në Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur, ndërsa pas hetimeve janë identifikuar dy prej të dyshuarve ku më pas njëri nga ta është arrestuar, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari u dytë nuk është hasur në shtëpi dhe rasti është duke u hetuar.
“Stanovc i epërm, Vushtrri 01.06.2024-03:10. Dy ankuesit meshkuj kosovar, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën e me pas me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse. Gjatë zhvillimit te hetimeve intensive policore janë identifikuar dy prej të dyshuarve dhe automjeti me të cilin të dyshuarit kanë kryer veprën penale. Lidhur me rastin është arrestuar njëri i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa i dyshuari i dytë i identifikuar nuk është hasur në shtëpi dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...