Real Madridi ka marrë një lajm të madh pasi një lojtar i rëndësishëm është rikthyer në ekip vetëm disa orë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit.
Real Madridi do të takohet me Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve në ‘Wembley Stadium’, sot (1 qershor) në mbrëmje, duke synuar që ta fitojnë këtë trofe për herë të 15-të në historinë e tyre.
Sidoqoftë, fillimisht dukej se ekipi i Carlo Ancelottit do të duhet që finalen ndaj Dortmundit ta luajë pa shërbimet e njërit prej lojtarëve kryesor.
Më herët gjatë kësaj jave ishte konfirmuar se portieri Andriy Lunin i cili në mungesë të Thibaut Courtois kishte mbrojtur portën e Real Madridit, ka humbur seancat stërvitore mes të hënës dhe të mërkurës për shkak të gripit.
Ukrainasi nuk udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit në Londër të enjten, dhe pikërisht në atë mbrëmje u duk se ai do të mungojë në këtë takim.
Megjithatë, të shtunën pasdite, vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes, ‘Los Blancos’ ka njoftuar se Lunin i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në Grove Hotel të Londrës.
Lunin do të jetë në dispozicion të Ancelottit për këtë takim, ani pse tekniku italian në konferencën për shtyp kishte konfirmuar se Courtois do ta nis nga minuta e parë./Telegrafi/
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës