Dy vetura me targa serbe janë përfshirë nga zjarri sot në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai thotë se vetura e tipit Scoda është përfshirë komplet nga zjarri, zjarr ky i cili e ka kapluar edhe veturën tjetër të tipit Mercedes.
Elshani ka thënë se aktualisht s’ka të dyshuar.
“Sot më date 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr.kral Petri Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte perfshire komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrëfikësat qe e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe Hetuesi kujdestar e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar qe rasti te inicohet ,, zjarrëvënie’’. Te dyshuar per momentin nuk ka”, ka deklaruar Elshani./Arbresh.info
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...