Gjykata e Tiranës ka liruar këtë të shtunë, protestuesin e opozitës, Sokol Bushkolaj, i cili u arrestua për hedhje molotovi gjatë protestës së fundit përpara bashkisë së Tiranës.
Bëhet me dije se gjykata caktoi masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”.
49-vjeçari nga Thumana u arrestua pas protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. Ai u kap nga pamjet filmike teksa ndez molotovin dhe e hedh në drejtim të godinës së bashkisë.
I maskuar me kapele dhe flamurin e Shqipërisë mbi krah Bushkolaj ndez molotivin mes turmës dhe e hedh në drejtim të godinë ku ndodheshin dhe efektivët e policisë.
Më pas ai largohet mes pemëve. Fillimisht ai u akuzua për vrasje me dashje, por u lirua nga gjykata këtë të shtunë.
Protestat, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe të mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vijnë pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”./euronews.al
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji