Google ADS

Osmani e Logo flasin për siguri e ekonomi

09:54 | 1 Qershor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon takimet në San Salvador.

Kësaj here e para e shtetit është takuar me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.

“Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme