Rebelët Houthi përshkallëzojnë sulmet, godasin me dronë e raketa anijet në Detin e Kuq

07:33 | 1 Qershor 2024
K.B

Rebelët Houthi kanë sulmuar sërish me drone dhe raketa kundër anijeve, duke iu kundërpërgjigjur bombardimeve amerikano-britanike në zona të ndryshme të Jemenit. Lajmi është publikuar nga ushtria amerikane.

Katër sulme ajrore të grupit Houthi u regjistruan, tre mbi Detin e Kuq, një mbi Gjirin e Adenit, ndërsa një dron tjetër u rrëzua në det, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së nëpërmjet një reagimi në X.

Më herët grupi Houthi kërcënuan se do të përshkallëzojnë sulmet e tyre ndaj anijeve që lëviznin jashtë Jemenit, pas sulmeve të reja ajrore të SHBA dhe Britanisë në pozicionet e tyre, të cilat sipas tyre vranë 16 persona./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme