Po kërkoni destinacionin tuaj për pushimet verore 2024? Një vend është shumë në modë, dhe është vetëm 3 orë larg me fluturim nga Franca!
Vendet e Mesdheut vazhdojnë të jenë ndër më të preferuarat në mesin e turistëve francezë, por një destinacion i ri – po kthehet në një nga tendencat për vitin 2024, shkruan Charlotte Loisy në një artikull të botuar në revistën franceze “Aufeminin”.
Një destinacion në trend për verën e 2024
Shqipëria ka të ngjarë të bëhet një destinacion shumë popullor këtë verë.
Sipas platformës franceze të udhëtimeve “Abritel”, Shqipëria është një nga tendencat e radhës, ku fluturimet drejt kryeqytetit të saj, Tiranës, janë rritur me më shumë se 25% dhe kërkimet e hoteleve me më shumë se 35,7%.
Turistët francezë duket se po kërkojnë horizonte verore më pak të mbushura me njerëz.
Krahas të qenit një vend i paeksploruar, Shqipëria është më e lirë se destinacionet fqinje.
Kostoja e jetesës është vërtet më e ulët atje.
Pse të vizitoni Shqipërinë?
Nëse jeni të tërhequr nga Shqipëria, por dini pak për të, dijeni se kryeqyteti i saj është befasues.
Tirana përfshin ndërtesa të bukura si Kulla e Sahatit apo Xhamia e Namazgahut, mrekullitë osmane nga fillimi i shekullit të XIX.
Berati është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe i quajtur “qyteti i një mbi një dritareve”.
Vlen të vizitohet edhe muzeu etnografik i Gjirokastrës.
Në brendësi, “Toka e Panjohur” evropiane është ideale për një udhëtim në rrugë tokësore, veçanërisht në Liqenin e Ohrit dhe ujërat e tij të bruztë.
Liqeni i Ohrit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019, falë thellësisë së tij dhe i rrethuar nga fshatra peshkimi.
Resorti bregdetar i Sarandës, shtëpitë e gurta në Rehovë dhe ujërat termale të Bënjës janë gjithashtu ndër vendet kryesore për t’u vizituar në Shqipëri./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?