Google ADS

Fakulteti i Edukimit, organizon një manifestim paqësor në përkujtim fëmijëve që janë viktima të gjenocidit serb

07:28 | 1 Qershor 2024
K.B

1 mijë e 432 fëmijë shqiptarë që janë viktima të gjenocidit të Serbisë, sot nuk e shijojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në përkujtim të tyre, Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, UP, organizon një manifestim paqësor, duke filluar nga ora 12:00.

“Në emër të Grupit të studenteve të Fakultetit të edukimit, të Universitetit “Hasan Prishtina”, të Prishtinës, ju ftojmë të na bashkangjiteni në Manifestimin paqësor të Ditës Botërore të Fëmijëve (1 qershor 2024), në ora 12:00, që t’i kujtojmë në shenjë respekti të përjetshëm 1432 fëmijët shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjenocidiale”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/

Të ngjashme