Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës.
Përmes një njoftimi për media nga kjo Ministri thuhet se nga janari deri në muajin maj janë realizuar mbi 4 mijë inspektime me qëllim të ndalimit të konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura dhe si rrjedhojë janë shqiptuar 1724 gjoba për subjekte të ndryshme që kanë bërë shkelje të këtij ligji.
“Qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë shifrat në vetvete, por rezultatet nga aksionet e vazhdueshme, të cilat do të vazhdojnë deri kur duhani në hapësira të mbyllura të mos jetë më dukuri normale në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Në këtë drejtim, përveç njoftimeve rreth inspektimeve dhe gjobave, është punuar edhe në plotësim-ndryshimin e Ligjit të ri për Kontroll të Duhanit, përmes të cilit do të ju bëhet zgjidhje edhe disa dilemave të evidentuara, të cilat në një formë ose tjetër ishin pengesë në respektimin e plotë të ligjit./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...