Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
ShKK, njofton se stafi i sigurisë gjatë bastisjeve rutinore ka zbuluar se brenda televizorit ishte fshehur një telefon.
Vizita ishte anuluar, derisa edhe ndaj të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore.
“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar se brenda TV-së së sjellë nga vizitori, në mënyrë të kamufluar, ishte fshehur një telefon i tipit iPhone. I burgosuri ndaj të cilit ishte dedikuar iPhon-i është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Vizita është anuluar dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Tutje në njoftimin për media thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./Arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të