Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi vizituan njësinë, Sistemet Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), njofton se delegacioni është pritur nga lidershipi i njësisë të cilët i njoftuan me kapacitetet, aktivitetet, të arriturat dhe gatishmërinë për t’i realizuar të gjitha aktivitetet në kuadër të misionit të tyre.
“Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari përgëzuan stafin e njësisë SAPP për angazhimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të tyre. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij kapaciteti bazuar në objektivat MM-së dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...