Policia vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik

19:03 | 31 Maj 2024
K.B

Policia e Rajonit të Prishtinës njofton se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

“Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre”, thuhet në një njoftim për media nga policia.

Tutje policia thotë se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./Arbresh.info/

Të ngjashme