Gjermania autorizon Ukrainën për përdorimin e armëve kundër Rusisë

15:52 | 31 Maj 2024
KRG

Gjermania autorizon ukrainasit të mbrohen “në përputhje me ligjin ndërkombëtar” kundër sulmeve që vijnë përtej kufirit. Zëdhënësi i kancelarit Scholz, Steffen Hebestreit, tha se kjo është edhe me armët e dorëzuara, edhe ato gjermane.

“Burrat dhe gratë ukrainase po luftojnë për vendin dhe liritë e tyre. Shumë vende të botës i mbështesin ata në këtë, politikisht, ekonomikisht, me ndihmë ushtarake dhe armë. Qëllimi është të çlirohet territori ukrainas dhe ne kemi rënë dakord me Ukrainën që armët që kemi furnizuar të përdoren në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në shënimin e kancelarisë.

“Së bashku me aleatët tanë më të afërt dhe në dialog të ngushtë me qeverinë ukrainase, ne po e përshtatim vazhdimisht mbështetjen tonë ndërsa lufta zhvillohet”./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme