Kombëtarja shqiptare ka kryer mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe një ndeshje testuese.
Edhe në seancën e sotme të pranishëm ishin 25 lojtarë, ndërkohë që sërish bashkë me grupin u stërvitën edhe dy lojtarët e Kombëtares U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti. Portieri Elhan Kastrati u la përsëri pushim nga stafi teknik dhe trajneri Silvinjo për shkak të gjendjes gripale.
Pasditen e sotme kuqezinjtë do nisen drejt Austrisë, aty ku do të qëndrojnë deri më datë 8 qershor. Në program Shqipëria ka edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari./Ss
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...