Një shtetas i huaj është dërguar i vdekur në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar se ai kishte pasur probleme shëndetësore ditët e fundit.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
“Prishtinë 30.05.2024 – 11:07. Është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete një mashkull me shtetësi të huaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjatë intervistimit, bashkëshortja/ femër kosovare ka deklaruar se i lartcekuri ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin