Antonio Conte pranon të drejtojë Napolin

08:28 | 31 Maj 2024
R J

Klubi italian i Napolit ka mbyllur operacionin për Antonio Conten, i cili do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 6 milionë plus bonuse, sipas “Il Mattino”.

Një zgjedhje e rëndësishme për skuadrën e kaltër, e cila do të prezantojë ish-trajnerin e Juventusit dhe Interit javën e ardhshme në San Carlo. Pra, pritja ka marrë fund, tifozët napolitan mund të gëzohen dhe të ëndërrojnë përsëri për suksese./h.ll/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme