Google planifikon të investojë 2 miliardë dollarë në Malajzi, duke zhvilluar qendrën e parë të të dhënave dhe një qendër Google Cloud në hapin më të fundit të madh nga një gjigant teknologjik amerikan në vendin e Azisë Juglindore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi vjen pas njoftimit të fundit të Microsoft se do të investonte 2.2 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme në ndërtimin e infrastrukturës së re Cloud dhe Inteligjencës Artificiale të Malajzisë.
Anwar tha të enjten se investimi pritet të shtojë 3.2 miliardë dollarë në ekonomi dhe të krijojë 26,500 vende pune deri në vitin 2030.
Google tha në një deklaratë se qendrat e reja do të zhvillohen në një park biznesi në shtetin Selangor të Malajzisë qendrore, për të përmbushur kërkesën në rritje për shërbimet cloud dhe për programet e arsimimit të inteligjencës artificiale për studentët dhe arsimtarët malajzianë. /Telegrafi/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot