Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka vazhduar me kampanjën “Her World, Her Rules”, ku kësaj radhe është vizituar Shkolla Gjermane në Prishtinë.
Në këtë vizitë kanë marrë pjesë dy basketbollistet e Kosovës, Arbnore Përquku dhe Etna Rexhepi, Anëtarja e Bordit të FBK-së dhe ish-basketbollistja Teuta Abdullahu, Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK dhe ish-basketbollisti Granit Rugova.
Në vizitën në Shkollën Gjermane në Prishtinë, kanë qenë të pranishëm një numër i madh i fëmijëve.
Fëmijët kanë pasur rastin të mësojnë më shumë për basketboll nga ish-lojtaret/ët, të cilët kanë ndarë përvojën e tyre.
Gjithashtu fëmijëve u është treguar për rëndësinë që ka sporti, përkatësisht basketbolli dhe sa e rëndësishme është që të luajnë basketboll.
Kjo vizitë është bërë në kuadër të kampanjës “Her World, Her Rules”.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program, tash e gjashtë vjet dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt.
“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.
Tre të vrarë, 14 të plagosur në një sulm në kompaninë turke ...
Nesër seanca e jashtëzakonshme për skandalet dhe keq menaxhi...
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...