Atalanta e mbylli në mënyrë spektakolare sezonin, duke mposhtur bindshëm 3-0 Bayer Leverkusen në finalen e Europa League.
Skuadra nga Bergamo shkroi historinë në Europa League, duke fituar për herë të parë një kompeticion evropian.
Berat Gjimshiti me shokë do të sfidojnë fituesin e Real Madrid-Borussia Dortmund në finalen e Superkupës së Europës.
Kjo ndeshje do të luhen me datë 14 gusht në Varshavë të Polonisë.
“Shpresoj të luajmë përballë Realin në finalen e Superkupës”, u shpreh i bindur tekniku Gian Piero Gasperini. I cili theksoi se përballja me “Los Blancos” është më shumë emocionuese.
“Nuk kemi asgjë kundër Borussias së Dortmundit, ekip me të cilin jemi përballur vite më parë në Europa League.
Por finalja e Superkupës së Europës me Realin e Madridit do të ishte më prestigjiozja e mundshme”, u shpreh “arkitekti” i Atalantës./ss
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju