Një person është arrestuar në Gjilan pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje.
Në njoftim thuhet se në vazhdimin e hetimit të rastit, me leje të prokurorit të shtetit është realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit R.D 30-vjeçar, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
Një (1) revolver e llojit Magnum 357,
Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357
Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,
Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm
Një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm
Një (1) revolver pa numër serik
Gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm
Tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm
Një (1) karikator i zbrazur i armës përkatëse
Shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm
“I dyshuari pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...