Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet bazë për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së një vendi, veçanërisht për Kosovën në kohën në të cilën po kalon shteti karshi sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. Në këtë aspekt fuqizimi i partneritetit me sektorin privat është më se i rëndësishëm për avancimin e sigurisë kombëtare. Kjo u konkludua në një bashkëbisedim të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutua rreth ambientit global të sigurisë, sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë.
Maqedonci e vlerësoi bashkëpunimin me sektorin privat si një nga elementet e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe një partner potencial për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së vendit tonë.
Ministri Maqedonci tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor dhe akteri kryesor në rrugëtimin e deritanishëm të Kosovës, veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë. Duke folur për investimet potenciale në zhvillimin e industrisë lokale të mbrojtjes, Ministri Maqedonci theksoi kompletimin e legjislacionit që do të largonte disa nga barrierat në këtë aspekt. Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes është në koordinim të vazhdueshëm me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht me Zyrën e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes, përkitazi me furnizimet me pajisje ushtarake.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...