Temperatura rekord në Indi, një i vdekur për shkak të nxehtësisë

15:05 | 30 Maj 2024
K.B

Është regjistruar viktima e parë në Nju Delhi për shkak të temperaturave ekstreme në kryeqytetin indian.

Disa pjesë të Indisë veriperëndimore dhe qendrore janë përballur me nxehtësi dhe kushte ekstreme të nxehtësisë për javë të tëra.

Temperatura në Nju Delhi shënoi një rekord të ri të mërkurën dhe arriti në 52.9 gradë Celsius.

Një punëtor 40-vjeçar gjithashtu vdiq dje nga goditja e nxehtësisë, sipas mediave të vendit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme