Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi janë arrestuar personat që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”.
Haxhiu ka thënë se “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore.
“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”. “Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”, ka shkruar ministrja në Facebook, shkruan Arbresh.info
Haxhiu ka theksuar se si institucione e kenë për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka shpalosur detaje lidhur me rastin e grupit “Albkings” .
Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Zejnullah Gashi ka thënë se prokuroria ka arrit me sukses të gjurmojë se ka arrestuar te gjithë kryesit e veprave penale te vjedhjes se identitetit. Falë bashkëpunimit të ngushtë është arritur që ky rast delikat të arrestohen të gjithë kryesit brenda një afati të shkurtë kohor.
Në mesin e shtatë personave të arrestuar që ishin administratorëve të grupit famëkeq “Albkings”, është edhe një grua.
Kështu ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, ka thënë se është arrestuar edhe një grua, e cila ka qenë administratore.
Ajo tha se ndaj saj është caktuar masa e paraburgimit e cila është ndaluar edhe për dy muaj.
“Është arrestuar edhe administratori kryesor të cilit i është përkundër veprimeve tona, grupi është hapur edhe dy herë të tjera pas mbylljes, megjithatë është mbyllur përfundimisht”, tha ajo para mediave, shkruan Arbresh.info
Ajo theksoi se rasti është duke u hetuar, si dhe ka bërë thirrje të gjithë atyre që të raportojnë nëse kanë një rast të tillë./Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...