Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar që ishte planifikuar të mbahet sot, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.
Ishte planifikuar të diskutohet lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe rreth angazhimit të ekspertëve.
Kryetarja e Komisionit Time Kadrijaj ka thënë se ishte paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ti sjellin CV-të e ekspertëve dhe të flasin për ta.
“Unë shtyva mbledhjen për sot fillimisht ka qenë në ora 11 për shkak të deklarimeve të dy deputeteve Fitore Pacolli dhe Jeta Statovci se në atë kohë kanë angazhime në paralement, kam shtyer prap mbledhjen për në ora 13:00 por po e shihni që prap s’kan ardh. Po edhe një informatë shtes afati që kemi rekomanduar ministrisë së Punëve të Jashtme për kompletimin e dokumentacionit të na sjellin në Kuvendin e Kosovës ka skaduar”, ka thënë Kadrijaj.
“Brenda kësaj javë tri herë është shty. Janë email-at janë komunikimet që i kemi bërë, në mënyrë që me i përshtatë ti kemi prezent këtu, por po shihet që s’ka interesim. Ne do të vazhdojmë me thirrë prapë sepse nuk kom dashtë faji të më mbetet mu. Po i ftoj ashtu siç e kam obligim ligjor do ti thërras. Në qoftë se ata dëshirojnë ta sabotojnë është përgjegjësi e LVV. Kjo është tendencë që mos të zbardhet e vëreta se çfarë po ndodh në ministrinë e Punëve të Jashtme”.
“Ajo çka është paraparë të diskutohet si vazhdimësi e mbledhjes së kaluar ka qenë ti sjellin CV-të e ekspertëve ti trajtojmë ne si komision dhe në fund të votojmë për ekspertët”, Kadrijaj.
“Në mungesë të kuorumit e mbylli këtë mbledhje” ka thënë Kadrijaj./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...