Arrestohen tre të mitur në Pejë, vodhën në dy shtëpi vegla pune

10:46 | 30 Maj 2024
K.B

Janë arrestuar tre persona të mitur në fshatin Raushiq të Pejës, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë.

Sipas policisë, ata kanë depërtuar me forcë në dy shtëpi dhe kanë vjedhur vegla pune.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 29.05.2024 rreth orës 07:30, ёshtё informuar se nё fshatin Raushiq –Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) shtёpi dhe objekte përcjellëse te viktimave tё cilët jetojnë jashtë shtetit. Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Pejё, ёshtё arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona tё dyshuar ( tё mitur), tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e Prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.

Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do te ju kthehen pronarëve.

Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte ndërsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme