Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për zjarrin në Spitalin e përgjithshëm të Pejës.
Në raportin nga policia thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
“Pejë 29.05.2024-04:12. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”, njofton policia.
Të mërkurën përmes një njoftimi zyrtar nga Spitali i Përgjithshëm në Pejës, zjarri ka rënë në katin e katërt, si pasojë e një defekti në sistemin elektrik, shkruan Arbresh.info.
“Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit. Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur” thuhet në njoftim të Spitalit.
Sipas njoftimit, shërbimet ndaj pacientëve kanë vazhduar dhe po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht, ndërsa ekipet e shërbimeve teknike janë duke u marrë me pastrimin dhe riparimet e nevojshme në dhomën e djegur dhe ambientet tjera të katit të IV të bllokut Kirurgjik./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Zjarr në Spitalin e Pejës, digjet dhoma me pajisjet e Teknologjisë Informative
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...