Presidenti i Egjiptit- komunitetit ndërkombëtar: Palestinezët të mos zhvendësohen

08:28 | 30 Maj 2024
K.B

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë që palestinezët të mos zhvendosen nga Gaza e shkatërruar nga lufta.

“[Unë] i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që menjëherë të sigurojë ndihmë humanitare afatgjatë për Rripin e Gazës dhe t’i japë fund rrethimit izraelit dhe të ndalojë çdo përpjekje për të detyruar palestinezët të largohen me forcë nga toka e tyre,” tha el-Sisi në Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Shtet Arabe në Pekin.

Më herët raportuam se presidenti Xi Jinping kishte sinjalizuar dëshirën e Kinës për lidhje më të ngushta me botën arabe në një fjalim në forum.

Xi gjithashtu premtoi një donacion prej 3 milion dollarë për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe premtoi mbështetje kineze për rindërtimin e Gazës./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme