FSHF njofton se kanë nisur përgatitjet për Euro 2024

23:15 | 29 Maj 2024
D.H

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur grumbullimin për Euro 2024, ka bërë të ditur FSHF përmes rrjeteve të tyre sociale.

FSHF-ja ka publikuar disa fotografi të lojtarëve, ku shihen të grumbulluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Aty shihen disa nga lojtarët kryesorë të ftuar nga Sylvinho, i cili listën me 27 veta i publikoi të hënën, ndërsa grupit pritet të kompletohet nesër.

Kuqezinjtë i kanë dy miqësore në Hungari, më 3 dhe 7 qershor luan miqësore kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit.

Në Euro 2024, kuqezinjtë e nisin kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit më 15 qershor, ndërsa pjesë e grupit B janë edhe Kroacia dhe Spanja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme