Google ADS

Robin dhe Marigona Krasniqi së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë

21:24 | 29 Maj 2024
E.H

Boksieri nga Kosova, Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, modelja e njohur Marigona Krasniqi, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin se është në pritje të ëmbël modelja e ka dhënë përmes një postimi në Instagram ku në fotografinë e publikuar, shfaqet së bashku me Robinin.

“Po, bebi i dytë po vjen. Mezi pres të të takoj”, shkroi bashkëshortja e Robin Krasniqit në postimin e saj.

Ndryshe, çifti tashmë janë prindër të një djali./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme