Rahoveci është shpallur kampion për herë të parë në histori të hendbollit kosovar.
Në finale vreshtarët mposhtën Besa Famgasin e Pejës që dominon hendbollin kosovar, tash e 10 vite, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e Rahovecit arriti të shënoj fitoren e dytë sonte në “Karagac” të Pejës me rezultat 29-25, për të siguruar titullin kampion.
Vreshtarët kanë triumfuar edhe të shtunën në “Mizair Isma” me rezultat 34-30.
Kështu u kurorëzuan me titullin e tyre të parë në histori.
Kujtojmë se Besa dominon me tituj në hendbollin kosovar ku ka plotë 19 tituj./Arbresh.info/
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...