Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.
Dy zëvendësministrat që lëvizin janë Artemis Malo dhe Besart Kadia.
Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada.
Ndërkohë edhe zëvendësministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci.
Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.
I rikthehet diplomacisë aktive ish-ambasadori shqiptar në Izrael, Tonin Gjuraj aktualisht pedagog në një universitet privat.
Ai do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare në Kroaci.
Në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme paraditen e të mërkurës doli për dëgjesë diplomati Ernal Filo, i përzgjedhur për të qenë ambasadori i parë i Shqipërisë në Ukrainë.
Diplomati karrierës Ernal Filo për disa vite ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Malin e Zi./tch
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...