Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti të mërkurën në kryeqytetin moldav Kishinau, ndalesa e parë në një turne të shkurtër europian që synon të konsolidojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, aleatët e NATO-s dhe vendet në rajon.
Vizita zyrtare e diplomatit të lartë amerikan vjen ndërsa Ukraina përpiqet të shmangë intensifikimin e sulmeve ruse në lindje dhe presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se lejimi i Kievit të përdorë armë perëndimore për të goditur brenda Rusisë mund të shkaktojë konflikt global.
Në Kishinau, Blinken do të takohet me presidenten pro-BE Maia Sandu dhe zyrtarë të tjerë të lartë moldavë.
Zyrtarët amerikanë thanë se ish-republika sovjetike prej 2.5 milionë banorësh, e cila kufizohet me Ukrainën, po përballet me presionin nga Moska për të rritur ndikimin rus.
Moldavia dënoi pushtimin rus të Ukrainës, vendosi synimet e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ka reduktuar varësinë e saj nga gazi rus./abcnews.al
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...